Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa i arrestuar më 24 shtator në Kosovë nga Prokuroria e Posaçme, do të paraqitet në Gjykatën e Hagës pasditen e 28 shtatorit.

 

Aktakuza ndaj tij e konfirmuar në qershorin e këtij viti, e ngarkon Mustaëfën “me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.

 

Sipas akuzës “Mes 1 dhe 19 prillit të vitit 1999, në një kompleks ndalimi në një zonë në lindje të Prishtinës, janë kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave, si dhe ka humbur jetën një person”.

 

Një ditë pas arrestimit të Sali Mustafës, prokuroria e posaçme arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin, nën dyshimet “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”

Po të premten, kjo prokurori arrestoi edhe nënkryetarin e organizatës, Nasim Haradinaj, megjithëse nuk ka ende detaje rreth arrestimit të tij.

 

Prokuroria e Posaccme ka marrë në pyetje mbi 200 ish-pjesëtarë të UÇK-së, mes tyre edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *