“Sot ne ora 10:00 ne Arena Air Albania mbahet Kuvendi i ri-themelimit te PD-se”.

Keshtu e ka nisur postimin e tij ne facebook pak minuta para mbajtjes se Kuvendit te therritur nga vetë ai, Sali Berisha, lideri historik i selise blu.

Berisha ne postimin e tij i ben thirrje te gjithe anetareve te PD qe te jene te pranishem ne stadiumin kombetar, aty ku do mbahet Kuvendi

Sipas Berishes, delegatet do te kene hyrjen e vecante dhe anetaret e simpatizantet hyrjen e tyre.

“Doktori” thote se jane afersisht 5100 delegate qe do te marrin pjese ne kuvend teksa totali i delegateve eshte 7600.

Nje nga pikat e mbledhjes se Kuvendit sot, eshte propozimi per shkarkimin e Lulzim Bashes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *