E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të garojë për kreun e Partisë Demokratike.

 

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e radhës me mbeshtetes demokrat ne Kavaje, lideri historik i selise blu theksoi se një nga kandidatët per kreun e PD, do të jetë dhe ai.

 

Reklamë

Berisha tha se ështe penduar që në 2017 nuk doli hapur të kerkonte doreheqjen e Bashes pas humbjes se zgjedhjeve.

 

 

Duhet të biem dakord për disa gjëra, për ata që mbështesin Bashën: A mund të mbështetet një njëri që ka regjistruar 4 humbje njëra pas tjetrës. Kryetari ynë nuk jep dorëheqje, nuk i jepet besimi këtij njeriu. Unë kërkoj ndjesë para jush sepse nuk duhet të isha pajtuar me të. Në 2017 kur i kërkova që të jepte dorëheqjen, duhet të dilja në fushë pranë jush.

Së dyti iu them se të vendosësh besimin tek një i pabesë nuk është mençuri sepse ai nuk mund të udhëheqë kurrë. Sot nuk i besojnë as 5% e zgjedhësve, nuk i besohet pengut, është i pashpresë dhe ndaj ftoj cdo delegate të Kavajës, të firmosë për mbledhjen e Kuvendit dhe ndryshimet statutore, të firmosë që të rikthejë referendumin, të firmosë që të hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do të hyjë në garë do të jetë i lirë, mes tyre do të jem edhe unë”

 

Berisha gjithashtu iu beri thirrje deputetëve te PD që të refuzojnë çdo marrëveshje me Ramën sepse sipas tij, përgjegjësia do të jetë e madhe.

 

Rama është i pabesë njëlloj si pengu i tij Lulzim Basha, dhe ata nuk njohin marrëveshje., tha mes te tjerash Sali Berisha gjate takimin me anetaret demokrat te Kavajes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë