Sali Berisha: PD është në prag të fitores, Rama meriton të dënohet me burg

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh me bindje për emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus se Partia Demokratike është në prang të një fitorje të madhe.
Teksa e konsideroi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në PD një proces historik, Berisha theksoi se 25 prilli do të jetë dita e fundit e kryeministrit Edi Rama, për të cilin shtoi se do të përballet me drejtësinë për katër dosje.
“Komisioni ka bërë një punë të admirueshme, nuk është e thjeshtë të numërosh 1600 kandidatura, ankesat për komisionin kanë qenë minimale, mund të ishin qindar, por jo janë fare të pakta. Askush nuk del dot nga gabimi, por në tërësi komisioni ka bërë një punë të admirueshme dhe shqiparët kanë parë se kush do jenë udhëheqësit e tyre. Kryesia e PD ruan të drejtën e caktimit të 20% të kandidatëvë, kriteri politik është kriter kryesor, për të cilin instanca e fundit përgjegjëse është kryesia. Unë besoj se PD është në prag të fitores dhe kam bindjen e thellë se 25 prilli është dita e fundit e vonuar por e merituar për Edvin Kristaq Ramës, i cili pa vonesë duhet të shkojë me 4 dosje përpara ligjit, secila me 7 vjet dënim. Besoj se Lulzim Basha ka bërë përpjekje për koalicionin më të mirë të mundshëm, ndërkohë Rama konsiderohet nje rrezik kombëtar. Uroj t’i vijnë mend mos të krijojë një 20 shkurt të dytë. Thelbi i lirisë së njeriut është zgjedhja, ky ka qenë besimi i hershëm i imi.”




