E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sali Berisha në arrest shtëpie, ish-kryeministri do të mbikëqyret nga policia, i ndalohet çdo formë komunikimi

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur masën arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas vendimit të Gjykatës, Berisha do të mbikëqyret me efektivë policie te dera e banesës, ndërkohë që sipas togave të zeza atij i mohohet edhe komunikimi me persona të tjerë që nuk jetojnë me të në shtëpinë që ndodhet në rrugën Mustafa Matohiti, në qendër të Tiranës.

Reklamë

Vendimi është ekzekutuar menjëherë, pasi GJKKO e ka përcjellë vendimin pranë SPAK dhe kjo e fundit më pas e ka dorëzuar në polici.

Në përfundim të seancës të masës së sigurisë avokati i Berishës tha se ky vendim është i papranueshëm. Sipas tij ndalimi i komunikimeve për një deputet të Kuvendit është shkelje e të drejtave.

“Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton.”

Gjokutaj shtoi se hapi i radhës do të jetë në Apel.

Ishte SPAK ai që kërkoi masa më të ashpra për Sali Berishën nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie, për faktin se ish kryeministri shkeli në mënyrë të përsëritur urdhrin e gjykatës për masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, duke mos shkuar në para hetuesve.

Nën hetim ndërkohë dhe me masë arresti shtëpie është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasi sipas SPAK ka favorizuar dhëndrin e tij për privatizimin e ish-kompleksit sportive Partizani në truallin e të cilit u ndërtuan disa pallate./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë