E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sali Berisha merret i pandehur, zyrtarisht nën akuzë për korrupsion pasiv. Ish-kryeministri: 500 faqe mashtrime!

Lideri i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha nga sot akuzohet zyrtarisht për korrupsion pasiv.

Në mesditë kryetari i PD Berisha doli nga shtëpia e tij për herë të parë pas 8 muajsh për të shkuar në SPAK për tu njohur me akuzat që Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij

Reklamë

Para godinës së SPAK-ut kryetari i PD Berisha u prit nga mbështetësit dhe figurat drejtuese të PD të cilët ishin mbledhur në mbështetje të liderit të tyre e në shenjë proteste kundër SPAK-ut.

Berisha qëndroi 20 minuta në ambientet e prokurorisë së posaçme ky iu komunikua akuza për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.

“I pandehur, atë akuzë që kam patur. Asgjë tjetër përveçse 500 faqe mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndri im!’, tha Berisha.

Kryetari i PD ironizoi SPAK-un i cili sipas tij merret me opozitën dhe jo me qeverinë duke listuar ato akuza që opozita ka artikuluar shpesh ndaj figurave të mazhorancës socialiste

“Vizitova pjesën muzeale të Skapit. Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës. Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës”, tha Berisha.

Lideri i opozitës Berisha shfrytëzoi lirinë e përkohshme për t’iu drejtuar të gjithë demokratëve

“Dy botë po përballen në Shqipëri, bota e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve dhe bota e qytetarëve të ndershëm, trima, guximtarë, që janë në një mision për të shpëtuar vendin e tyre. Ndaj të fitojmë betejën gjer në fitoren tonë”, deklaroi Berisha.

Në tetorin e vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme mori nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv. Sipas SPAK-ut kur ishte kryeministër,  Berisha ka ndikuar që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të privatizojë ish kompleksin Partizani i cili ishte ndërtuar mbi pronën e familjes së tij.

Më shumë video

Reklamë