E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sali Berisha: Mandatet e opozitës i dogjën Rama dhe Ruçi

Pse opozita dogji mandatet në vitin 2019, fajin ish-kryeministri Sali Berisha e gjen te shumica qeverisëse.

 

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, ish-lideri i PD tha se PS nxitoi të përfundonte procedurat që opozita të largohej sa më parë nga Parlamenti.

 

“Mandatet e opozitës i dogjën Edi Rama dhe Gramoz Ruçi që ekzekutuan në thyerje të çdo ligji, një vendim politik të opozitës. Kjo është arsyeja pse opozita nuk pësoi asnjëlloj izolimi. Partnerët tanë e panë të qartë se Edi Rama mezi priti që të digjeshin mandatet e opozitës. Përndryshe do të kishte një ndërhyrje të paparë ndaj opozitës, që të rishqyrtonte vendimin. Nuk mbështetej kurrë një akt i tillë nëse atë nuk do të ekzekutonte me një shpejtësi të rrufeshme, shumica parlamentare. Opozita e kishte 100% seriozisht. Por kjo është njëra anë. Kurse nëse ana tjetër do të ndiqte procedurën që kërkon 1 muaj kohë për t’u finalizuar, atëherë opozita fajësohej botërisht për aktin. Edi Rama ishte i etur që të mos kishte opozitën në Parlament. Mbledhja ishte e grupit parlamentar. Aty deklarova që ky vendim mund të ketë këto dy anë. Unë jam njeri i betimeve dhe nuk lëvizja dot. Opozitën e përzuri Edi Rama. Ai donte Parlamentin pa opozitë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë