E hënë, 2 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sali Berisha kthehet në Kuvend pas 11 muajsh

Kryetari i PD-së Sali Berisha do të kthehet në Kuvend për herë të parë, pas 11 muajsh.

Berisha do të marrë pjesë në seancën ku do të miratohet buxheti nen për nen në datën 3 dhjetor. Shumë gjëra kanë ndryshuar prej dhjetorit të vitit të kaluar kur Berishës iu hoq imuniteti me kërkesë të SPAK-ut.

Sali Berisha është ligjërisht kryetar i PD-së dhe nuk do të ulet më në fund të sallës së seancave plenare. Me kërkesë të kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhit, Berisha do ulet në rreshtin e 4 dhe në krah do të ketë Flamur Nokën dhe Jorida Tabakun.

Por, edhe pse Berisha fitoi betejën politike për tu njohur ligjërisht si kryetar i PD, ai ende mbetet i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD dhe Kuvendi e njeh si deputet të pavarur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë