E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Sali Berisha emocionon Lilin në përvjetorin e 47 të martesës

Sali Berisha ndonëse prej 2013 vazhdon nuk është më në krye të Partisë Demokratike, ai vazhdon të identifikohet pothuaj tërë kohës me partinë që themeloi dhe drejtoi për shumë vite.

 

Ish-lideri i PD-së është vazhdimisht i pranishëm në rrjete sociale dhe media ku flet me intervistat dhe deklaratat e tij lidhur me politikën, por por këtë herë ai ka uruar njeriun e zemrës.

 

Reklamë

Në ditëlindjen e bashkëshortes dhe njëkohësisht përvjetorin e 47-të, Berisha ka “shpalosur” ndenjat në mënyrën më të veçantë në një urim në Facebook.

 

“Të dashur miq, sot për të gjithë familjen tonë është një ditë e veçantë, gëzimi dhe feste! Ne sot festojmë ditëlindjen e Lilit, perëndeshës së dashurisë, mirësisë, fisnikërisë të familjes tonë, 70-vjetorin e lindjes së saj dhe 47-vjetorin e martesës tonë!

Sot, pas dekadash dashurie të pakufishme, mbështetje të jashtezakonshme tejet të çmuar, kujdesi të pakursyer të dëshmuar ndaj meje, fëmijëve dhe femijëve të femijëve tanë, fjalët nuk arrijnë të shprehin ndjenjën e mirënjohjes tonë të pakufishme ndaj saj!

Por me gjuhën e zemrave tona i urojmë Lilit sot edhe shumë e shumë vite të tjera së bashku plot shëndet, gëzime dhe suksese të tjera në ndihmën e femijëve në Shqipëri. Gëzuar Lili!!”/Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë