E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit shkon në selinë e PD

Ish kryeministri Sali Berisha dhe 29 anëtarët e Komsionit të Rithemelimit të PD kanë “zbarkuar” sot në selinë e PD.

 

Pas  debatesh të shumta dhe përplasjeve  në distancë me kreun e PD-së Lulzim Basha, Berisha ka shkuar në selinë blu i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD i konstituuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

 

Reklamë

Në një prononcim për mediat, Berisha ka thënë se de fakto, tashmë Lulzim Basha është shkarkuar, dhe është vetëm një deputet i PD. Po ashtu ai shtoi se “Por në respekt të plotë të anëtarësisë së PD, në datë 18 Dhjetor ata do shprehen për deputetin Basha”.

 

Sa i takon padisë në SPAK ndaj deputetëve që morën pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, Berisha e cilësoi të turpshme.

 

Më shumë video

Reklamë