Video · Politikë
Edhe pse Basha e përjashtoi, Sali Berisha deklarohet si deputet i grupit parlamentar të PD
Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar në Kuvend formularin e vetëdeklarimit, ku deklarohet si anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër, Basha ka regjistruar në Kuvend 44 deputetë, si pjesë të grupit parlamentar të PD, duke lënë jashtë saj liderin historik të së djathtës, Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga SHBA-të.
Reklamë
Në listën e PD-së janë edhe 7 anëtarë të grupit të Partisë Republikane, si dhe 7 të tjerë janë nga lista e PDIU-së.
Pak pas nisjes së seances plenare, kryedemokrati Basha dhe deputetët e PD, braktisën sallën e Kuvendit; një veprim të tillë e mori më pas edhe vetë Berisha.
Më shumë video
Reklamë




