44 gola sezonale, 10 ne champions league. Triumfi ndaj Realit ne Kiev do të ishte qershia mbi torte për Muhamed Salah. Njeriu I momentit, egjiptiani është kthyer në nje pikë referimi për të gjithe bashshkeatdhetaret e tij e po ashtu eshte një figure teper e dashur tashmë edhe ne Anfield, sigurisht jo në lartësine e Ian Rush, Keni Dalglish apo Gerard, të cilët në të kaluarën kanë ngritur gjithashtu në qiell këtë trofe te të të madhe kontinental. Tani është radha e Momo Salah të jëtë lider I të kuqve. Faraonin nuk e tremb kurrsesi fakti që kanë përballe ekipin rekordmen të Uefa Championss League dhe për më teper finalist 4 herë në 5 vitet e fundit.

“ Të luash finalen echampiosn league është një ëndërr që bëhet realitet. Fitorja do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Reali ka shumë eksperience por është një ndeshje e vetme dhe e kaluara nuk vlen fare. Luhet 11 kundër 11 dhe gjiththcka mund të ndodhe. Tek Liverpuli jemi të gjithë miq në ekip dhe trajneri është miku I të gjithë ekipit, u shpreh mes të tjerash Salah I cili u shpall edhe lojtari më I mirë I premier league në këtë sezon.

Salah pohoi se arma më e fortë e të kuqve është pikërisht të qënit një grup që shkon shumë mirë me njeri tjetrin ndërsa thekson se ekipi është rritur shumë në pjesën e dytë të sezonit.

Në intervistën e  tij të gjatë para kësaj sfide kaq të rëndësishme, 26 vjecari egjiptian rrefeu se tre lojtarët më të dashur të tij janë Totti, braziliani Ronaldo si dhe francezi Zidane, atë të cilin do ta ketë rival në Kiev kundër Realit.

Salah është një besimtar I devotshem musliman dhe finalja e Championsit përkoi me muajin e Ramazanit. Por bomber I Liverpulit e ka ndërprere agjerimin për vetëm 3 ditë në mënyre që të jetë sa më në forme për duelin  e vitit, kështu që Reali është I paralajmeruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.