Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, në një intervistë për emisionin E-ZONE në Vizion Plus përforcoi qëndrimin se sigurimi i banesës duhet të jetë detyrues. Nisur nga rreziku i lartë sizmik që ka Shqipëria, Sako, që përfaqëson bashkinë më të prekur nga tërmeti tragjik i 2019, thotë se pagesa me detyrim do të sillte një barazim mes qytetarëve.

 

“Sot për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 2019 paguajnë dhe ata qytetarë që nuk kanë pësuar dëme. Ndërsa kostot e buxhetit janë të konsiderueshme, aplikimi i kësaj police sigurimi për të gjithë banesat do të sillte më shumë  barazi në treg. Është e pamundur që kostot të paguhen të gjitha nga buxheti i shtetit, pasi tërmeti i fundit në 2019 tregoi se dëmi arriti në shifra të larta”, – sqaroi Sako.

 

Rindërtimi që pasoi tërmetin tragjik është një proces shumë kompleks dhe sfidues, i cili tre vite më pas ende nuk ka përfunduar në të gjitha bashkitë e prekura.

 

“Ne jemi akoma në proces me ndërtimin e lagjeve të reja dhe mendojmë se në 2024 rindërtimi në bashkisë Durrës do të ketë përfunduar”.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *