Ish-Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka apeluar vendimin e dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg në Gjykatën e Lartë.

 

Me argumentin se ky dënim është jo kushtetues, Maks Haxhija, avokati që përfaqëson ish-ministrin ka depozituar kërkesën për rekurs duke e konsideruar edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës jo legjitim.

 

Ndërkohë edhe SPAK, ka bërë rekurs në Gjykaten e Lartë për dënimin e Sajmir Tahirit edhe për akuzen e “Trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër grupit strukturuar kriminal” duke i dalë kundër dënimit për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

 

SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë kthim për rigjykim në Apel të çështjes me një trupë të re gjyqtarësh. Kjo masë përfshin edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

 

GJKKO mori vendimin për Tahirin në muajin shkurt, duke e dënuar 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3 vite e 4 muaj burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *