Zhgënjimin për shtyrjen e gjyqit për të disatën herë, ish ministri Tahiri e ka shprehur edhe ne profiling e tij në facebook.

Jo vetëm kaq por duke përdorur aplikacionin e trendit të momentit FaceAPP, Tahiri ku dukej I transformuar në plak, I shton edhe komentin:

 

“Duke pritur gjyqin….Një gjyq që duhet të ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera pare u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e dytë se polici nuk kishte bërë njoftimet.Hera e tretë (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me të cilat kërkoi arrestimin tim në parlament, sot i kishin humbur.  QESHARAAAAAKE!!!!! Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot”

 

Një koment I gjithi në vazhdën edhe të deklaratës që ai dha për mediat paraditen e kësaj të mërkure ku sulmoi fort organin e akuzës për zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj tij, një seriozitet I munguar që sipas ish ministrit të Brendshëm nuk gjendet as në cerdhe.

Këtë të mërkurë séance u shty për shkak se mungonin dokumentat e përkthyera të dosjes së grupit Habilaj në Itali, ku ata kanë dhënë dëshmi edhe për raportet dhe njohjen me Tahirin.

Tahiri akuzohet nga krimet e rënda se ka favorizuar grupin e Habilajve në veprimtarine e tyre kriminale për të trafikuar droge nga Shqiperia drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *