E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Video · Politikë

Saimir Tahiri shënjestron LSI-në

Në Asamblenë e socialistëve, kryeministri Rama foli për rëndësinë e aleancës me LSI-në, pavarësisht se raporti ka problemet e tij. Por, për kreun e degës së PS-së në Tiranë, Saimir Tahiri, PS edhe vetëm do fitojë zgjedhjet e 18 Qershorit.

 

Ndërkohe për drejtuesin e Asamblesë Kombëtare, kërkesa e opozitës për qeveri teknike është absolutisht i parealizueshëm.

 

Reklamë

Pjesë e fushatës zgjedhore do të jetë edhe kreu i Bashkisë Tiranë, qe kërkoi mbështetjen për projektin për të vijuar transformimin e të gjithë Shqipërisë.

 

Në pjesën e fundit te Asamblesë, të deleguarit e kryesisë në qarqe dhe drejtuesit politikë, kanë dhënë secili mesazhet për organizimin e fushatës zgjedhore. Nga kjo e diele të gjithë zyrtarët socialistë do të jenë në terren,  për të shpjeguar reformat e qeverisë dhe për të kërkuar votat për një mandat të dytë.

 

 

Më shumë video

Reklamë