Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas lirimit të tij nga qelia, duke theksuar se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi.

 

Tahiri ka një falenderim për ata që e kanë besuar, por edhe për ata që kanë genjyer, për të cilët thotë se i kanë kujtuar sa vlen e vërteta.

 

Ai përfundon reagimin e tij duke thënë se pati mundësinë të njihte drejtësinë përballë, të cilën tani do ta kërkojë pa kursim.

 

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot.

 

Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

 

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.

 

Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim!

 

Faleminderit pamase te gjithe”, shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook.

 

 

4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë firmosur ekspertizën mjekoligjore sipas së cilës bashkëshortja e tij nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët.

 

Kjo ka qenë edhe arsyeja që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga burgu dhe të kalojë në shtëpi pjesën tjetër të dënimit.

 

Në vendimin që mban firmën e gjyqtares Matilda Fetau thuhet se Tahirit do i lejohet të dalë nga banesa për të plotësuar kërkesat e familjes.

 

Tahirit sipas vendimit të gjykatës i ka mbetur edhe 1 vit e 8 muaj dënim për të shlyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *