Subscribe

Pas më shumë se dy vitesh hetimesh, ish ministri I brendshëm Saimir Tahiri merret si I pandehur nga prokuroria e krimeve të rënda. Tre prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arens Çela mbyllën hetimet ndaj Tahirit, duke e çaur dosjen në ngarkim të tij, në gjykatë.

 

Përfaqësuesit e akuzës kishin kohë deri më 10 mars për të vendosur për fatin e ish zyrtarit të lartë, pas kërkesës që Tahiri I bëri gjykatës për mos zgjatjen më të hetimeve.

 

Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge, në kuadër të grupit kriminal Habilaj, si dhe për shpërdorim detyre.

 

Sipas prokurorisë, Tahiri u ka krijuar lehtësi grupit të Habilajve për të kryer trafkik droge, gjatë kohës që ai mbante postin e ministrit të brendshëm.

 

Saimir Tahiri dhe avokati I tij do të paraqitet mesditën e së enjtes pranë prokurorisë, për tu njohur zyrtarisht me akuzat.

 

Jashtë kamerave avokati Maksim Haxhiaj tha se u ka kërkiar prokurorisë që tu vëjë në dispozicion të gjitha provat e faktet e gjetura që mund të çojnë në fajësinë e Tahirit.

 

Hetimet për të nisën në vitin 2016. Tahiri u hetua edhe nga prokuroria italiane, ndërsa pak muaj më parë, gjykata e Katanias I pushoi atij çështjen, me argumentin se nuk kishte prova që ta fajësonte si pjesë e grupit Habilaj.

 

Po për të njëjtët akuza, si të pandehur prokuroria ka marrë edhe tre ish zyrtarët e lartë të policisë, të cilët vijojnë të jenë ende në kërkim, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

 

Sipas prokurorisë, këta të fundit akuzohen se gjatë kohës që mbanin poste të larta drejtuese në qarkun e Vlorës, kanë bashkëpunuar me anëtarë të grupit të Habilajve në trafikun e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *