Subscribe

 

Ish Ministri i Brendshem doli sot perpara gjykates se krimeve te renda per masen e sigurise. Sajmir Tahiri deklaroi se per te ishte njelloj si burgu si shtepia ndersa tha se nuk ka asnje prove qe ta fajesoje ate. Prokurori Besim Hajdarmataj u shpreh se eshte provuar qe tahiri drekoi ne greqi me vellezerit Habilaj.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi  të lerë në fuqi arrestin shtëpiak për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në vlerësimin e masës së sigurimit Tahiri tashmë jo deputet tha se për të arresti shtëpiak ose me burg është i njëjtë pasi akuzat janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë fakt që vërteton lidhjen e tij me grupin kriminal.

 

 “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem pasi e kam vërtetuar këtë. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”

 

Por ndryshe mendon prokurori i cështjes ish kreu i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj i cili u ndal në tre momente. Sipas tij Saimir Tahiri ka drekuar e darkuar me Habilajt në kohën kur ka qenë në Greqi me pushime. Kjo për shkak se mjeti lundrues që përdori ish ministri i brendshëm pësoi defekt dhe për kthimin e tij në Shqiperi u kujdes Artan Habilaj me mjetin audi.

 

 

Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro çmim i dyshimtë dhe më pas nga defekti u riparua për 40 mijë euro në Itali. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajn. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt i cili arriti të mos regjistrohej në sistemin TIMS dhe dërgoi skafin nga porti i Durrësit për në Itali ku dhe u riparua.

 

Hajdarmataj tha se janë derguar dhe dy leterporosi ne drejtim te shtetit italian ku i kërkohen te dhena per faturat e blerjeve ne dyqanin e veshjeve apo dhe ate te bizhuterive.Prokurori u shpreh se pritet që faturat e blerjeve të dyshuara të vijnë me emra konkretë blerësish pasi fillimisht ato erdhën pa emra klientësh.

Organi i akuzes dyshon se paratë që iu gjetën në makinë Orest Sotës, janë të ish ministrit Saimir Tahiri dhe të përftuara nga aktiviteti kriminal.Por për avokatin Maks Haxhia deklarimet e prokurorit jane te pabaza pasi ne shkresa nuk eshte paraqitur asnjë provë.

 

Në mbyllje të seancës prokuroria dorëzoi dhe shkresa për aktivitetin e policisë kufitare të Dhërmiut ku përgjegjës ka qenë Sokol Bode i shpallur në kërkim por edhe karrierën e tij në polici si dhe emërimin në kohën e ish ministrit të brendshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *