Subscribe

Saimir Tahiri rifitoi lirinë këtë të premte, pasi qëndroi në qeli për 1 vit e 4 muaj në burgun e Kosovës në Lushnje.

 

Vendimi i dhënë nga gjykata e Elbasanit sqaron se Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur: 1 vit, 8 muaj dhe 15 ditë në shtëpi, liri kjo që jepet nga togat e zeza me 5 kushte.

 

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, tha se të gjitha ato janë plotësuar.

 

MAKS HAXHIA

 


AVOKAT

 

Kushte sipas kodit penal janë vepra për të cilën është dënuar kërkuesi, duhet të ketë rrezikshmëri të ulët shoqërore. kuptohet që është dënuar për shpërdorim detyre që gjasat janë me ndryshimet e reja që mund t’i bëhen kodit penal, të hiqet fare si vepër penale. e dyta vetë personi të paraqesë rrezikshmëri shoqërore të ulet. kuptohet që tahiri në këtë rast s’mund të pretendohet që ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore për këtë vepër.

 

Arsyeja madhore që nxori nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm u bë gjendja e rënduar shëndetësore e bashkëshortes së tij.

 

MAKS HAXHIA

 


AVOKAT

 

E treta është t’i ketë ngelur më pak se 2 vjet. Nga 3 vjet e 4 muaj, Tahirit i kanë ngelur 1 vit e 7 muaj e 11 ditë. E katërta të ketë fëmijë të mitur në ngarkim, që i ka dy fëmijë. Dhe e pesta është që bashkëshorti i lirë, që nuk është i dënuar, duhet që të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e Saimir Tahirit vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, sëmundje e cila është arritur dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, të jetë në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve.

 

Krahas dënimit alternativ, në vendimin e zbardhur të Gjykatës Saimir Tahirit i lejohet edhe dalja nga shtëpia, në raste të domosdoshme për të plotësuar nevojat e familjes.

 

Ish-zyrtari i lartë u dënua me vendim të formës së prerë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme me 3 vjet e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *