E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Saimir Kurti pranon krimin

Policia ka arritur te zbardhe plotësisht ngjarjen e ndodhur ne Kavaje, nje dite me pare. Autori i plagosjes Sajmir Kurti, gjatë marrjes në pyetje, ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të Eqerem dhe Irkid Kazazi, babë e bir për shkak të një vendi parkimi. Më tej, Kurti ka shtuar ne komisariat se gruaja e tij kishte parkuar makinën pranë lokalit të familjes Kazazi por, kishte hasur në rezistencën e Irkidit, i cili nuk e ka lejuar të qëndronte përkohësisht. Sajmir Kurti u telefonua nga bashkëshortja dhe shkoi per të sqaruar situatën krijuar. I arrestuari thekson ne dëshminë e tij se plagosja, nuk ka lidhje me partitë politike. I plagosur nga kjo ngjarje mbeti edhe një kalimtar i rastit, i cili gjithashtu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë