Konfliktet mes grupeve kriminale që kontrollojnë rrjetin e kokainës në Mal të Zi, “Skaljari” dhe “Kavac”, kanë shkaktuar të paktën 4 të vrarë. Një numër i madh anëtarësh të këtyre bandave janë vënë në pranga nga një operacion i koordinuar nga Interpoli në disa shtete, e kryesisht në Serbi, Spanjë e Greqi.

Të arrestuarit akuzohet se janë përfshirë në vrasjet e bujshme të personave, malazezë, serbë e sllovenë, ngjarje të ndodhura në Vari të Athinë dhe Korfuz.

Në mesin e të arrestuarve është edhe 44-vjecari, Abas Rabi, nga Lazarati, një person i kërkuar për disa vepra penale në Shqipëri dhe me precedentë të mëparshëm penalë në vendin tonë.

Ai u arrestuar pasi rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale, ku ka ndihmuar autorët të kryejnë atentatet.

 “Në fund, ju lutemi të urdhëroni grumbullimin e materialit gjenetik nga i akuzuari “Rabi”, Abas i Imerit, në përputhje me nenin 201 të Kodit Penal, për analiza laboratorike”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas bisedave në grup pasditen e 21 janarit 2020, u vendos që tre prej vrasësve, konkretisht Brasinjovic, Petkovic dhe Lainovic, do të merreshin nga banesa ku qëndronin në lagjen “Marusi” nga një person i panjohur, i cili do ti conte me rrugë automobilistike në Shqipëri, dicka që sic duket ndodhi, duke pasur parasysh që në 25 janar 2020, Marko Petkovic u arrestua në Serbi pasi ishte person në kërkim dhe prej atëherë ndodhet i burgosur.

Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë arritur të identifikojnë shtetasin shqiptar, i cili në komunikimet “Sky ECC” lidhur me këtë grup, mban kodin “5BF926”.

Veç rolit të Rabit në këto vepra kriminale, të zbërthyer kryesisht përmes aplikacionit “Sky ECC” ku Rabi përdorte kodin “FN6820”, por edhe nga dëshmitë e tij, të tjera detaje në lidhje me Shqipërinë kanë dalë në dritë. Kështu pas vrasjes së Igor Dedovic dhe Stevan Stamatovic në 19 janar 2020 në Vari të Athinës, në një bisedë në grup mbrëmjen e 20 janarit 2020 midis Dragan Knezevic, Radoje Zvicer, Milan Vujotic dhe një kodi PIN që përdorej në mënyrë të përbashkët nga vrasësit, Radoje Zvicer kërkon nga tre prej autorëve të vrasjeve (autorët ishin Milinko Brasinjovic, Marko Petkovic, Ljubomir Lainovic dhe Dragan Tomic) që ti dërgojnë datëlindjen me qëllim furnizimin me pasaporta shqiptare false./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *