Një grup i ri terrorist është shfaqur në shtetin grek, duke shkaktur dy shpërthime brenda javës. grupit “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare” rimori përgjegjësinë për sulmin e regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hënë në Ministrinë e Punëve në Athinë, ku shpërthimi dëmtoi fasadën e institucionit.

Ky shpëthim vjen pas një tjetri të regjistruar po në të njëjtën zonë, ku objekt i shpërthimit ishte i njëjti institucion. Shpërthimet duket se janë sagë e një kërcënimi të ri, të cilit Greqia pretendonte t’i kishte dhënë zgjidhje vite më parë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare” dyshohet të jetë një tjetër grup që ka ‘rizgjuar’ aktivitetin e ekstremistëve të majtë marksistë.

Këta të fundit janë autorë të vendosjes së dhjetëra bombash artizanale dhe mekanizmash shpërthyes gjatë 10-15 viteve të kaluara.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari, duke iu rikthyer sërish “luftës së ashpër” me grupimet terroriste.

Çfarë është Neokomunizmi?

E majta radikale apo e majta ekstreme në terminologjinë bashkëkohore quhet Neokomunizëm.

Ideologjikisht, ata mbështeten në mësimet e Marksit, për të krijuar “njeriun e ri”, i cili do të vendoset nën udhëheqjen e “sistemit pararojë”, sistem i cili “e di më së miri se çfarë i duhet shoqërisë njerëzore”.

Pra neokomunistët udhëhiqen me ide të njëjta si të komunizmit tradicional, por me metoda që janë më atraktive për masat popullore. Ata sot nuk themelojnë “partitë komuniste”, por kanë një lëvizje botërore, që shtrihet në çdo shtet, e varësisht nga suksesi, në shumë vende kanë arritur edhe majat e pushtetit.

E majta radikale, ka një strategji të mashtrimit, duke u fshehur pas liberalizmit tradicional. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *