E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Safet Gjici lirohet nga burgu, shkak është bërë gjendja e rënduar shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është liruar nga qelia ku po vuante dënimin me vendim të Apelit të Përgjithshëm.

6 muajt e mbetur të dënimit, ai do t’i vuajë në shtëpi.

Shkak për lirimin nga burgu u bë gjendja e tij e rëndë shëndetësore.

Safet Gjici u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit burg për shpërdorim detyre, por Apeli i Posaçëm i ashpërsoi dënimin, duke e dënuar për korrupsion aktiv me 3 vjet burg.

Reklamë

Gjici u arrestua një muaj pasi u rizgjodh kryetar bashkie për qytetin e Kukësit, pas publikimit të skandalit erotik me Alma Kaçin.

Edhe kjo e fundit u dënua me 1 vit burg për korrupsion aktiv./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë