Thuaj Sadiku dhe ke thënë gol. Është kjo mënyra me e mire per te folur per shqiptarin qe nuk di te ndalet te Lugano e Tramexanit. Ndeshja e katërt dhe goli i katërt qe pas kalimit ne janar te skuadra e superliges Zvicerane. Fale golave te tij tashme Lugano është e pesta dhe ëndërron europen, duke u larguar me 10 pike nga vendi i fundit. Edhe ne takimin përballe Losanes shqiptari godet qe ne minutën e 6 te takimit. Me nje këmbëngulje per t’u admiruar nga e majta, Sadiku provon nje here me te majtën pa sukses dhe me pas kthehet dhe godet me te djathtën dhe topi ndalet ne rrjete.

 

Por Lozana këmbëngul dhe ne minutën e 32 shënon golin e barazimit me ane te Campos, pasi kishte rrezikuar disa here deri ne ato çaste. Megjithatë ne pjesën e dyte ne minutën e 55 nje këmbëngulje e gjate e Alioskit shpërblehet me nje supergol me te majtën nga jashtë zonës. Lozana ka kërkuar golin e barazimit, por ne fund tre piket kane mbetur ne Lugano qe ngjitet ne kuotën 28 pike ne vendin e 5 6 me pak se Lucerna e vendit te katërt.

 

Gashi dhe Hyka e nisin me fitore kampionatin amerikan megjithëse jo si protagonist. Shkëlzen Gashi nuk ishte fare i grumbulluar ne fitoren e Kolorado Rapids ndaj Nju England Revolushion per shkak te tendines se Akilit. Megjithatë një gol i Dominik Baxhit ne pjesën e dyte i ka dhëne fitoren vendasve. Nje gol i shpejte i ka dhene fitoren e San hoze Earquakes ndaj Montreal Impakt. Nje mungese vëmendjeje e mbrojtjes dhe vendasit përfitojnë teksa Anibal Godoy shënon nje supergol. Hyka është futur ne loje ne minutën e 70 kur miqtë ishin me 10 lojtare ne fushe dhe u be protagonist ne minutën e 85 kur krosoi bukur nga e majta, por Vondolovski gaboi ne mënyre te pafalshme përpara portës. Megjithatë nga tre pike ne ndeshjen e pare është nje fillim i mire i kampionatit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *