E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sadiku kalon nga Zyrih te Vaduz

Armando Sadiku do të luajë për 6 muajt në vazhdim tek skuadra e Vaduzit në superligën zvicerane. Lajmi është bërë i ditur nga klubi modest nga Lihteshteini që luan në kategorinë e me te mirëve të futbollit Helvet. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është huazuar tek Vaduz nga Zyrich një tjetër ekip i superligës zvicerane. Elbasanasi 24 vjeçar në fakt nuk ishte titullar i padiskutuar tek Zyrich dhe kjo është arsye më e madhe, perse lëvizi drejt një tjetër ekipi. Vaduz është një klub ndjeshëm më modest sesa Zyrichu e që po lufton për të qëndruar në superligën zvicerane. Armando Sadiku ndryshe nga pjesa e parë e sezonit, tashmë pritet të jetë titullar tek ekipi i ri. Sulmuesi kuqezi ka një kontrate deri në vitin 2018 me Zyrihun, skuadër me të cilën në pjesën e parë të sezonit shënoi 5 gola në kampionat dhe 3 në kupë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë