Sapo mori drejtimin e Luganos në fund të 2016-s, Paolo Tramezani ngulmoi fort për ta pasur nën urdhërat e tij. Mirëpo, tani tekniku italian nuk nguron as të bëjë “sponsorin” për Armando Sadikun, duke e përmendur në mediat zvicerane si një prej atyre lojtarëve që është gati për Serinë A.

 

“Vërtet është duke e marrë veten pas disa problemeve fizike. Megjithatë, golat vazhdon t’i shënojë gati ndeshje për ndeshjeje. Shumë mirë mund të luajë edhe te ndonjë skuadër e kampionatit italian. Madje, prej andej pati oferta të shumta në janar, por vendosi të vijë me Luganon”, është shprehur ish-asistenti i De Biasit, në lidhje me sulmuesin.

 

Mbi përvojën që po përjeton në krye të skuadrës zvicerane, Tramezani ka thënë se ishte ajo për të cilën kishte nevojë dhe e gjitha po shkon shumë mirë. “Po e përballoj me shumë dëshirë, duke dhënë gjithçka. Doja të vendosesha në lojë, pas aventurës së kaluar me Shqipërinë. Zgjedhja që bëra është me prespektivë për të ardhmen.

 

Natyrisht do të kenë rëndësi edhe rezultatet, por unë synoj të kem një karrierë të madhe si trajner”, ka shpalosur Tramezani. Fillimisht do të duhet të tregojë ende veten në një kampionat inferior, por jo të lehtë, siç është ai zviceran Më pas do të kërkojë të pretendojë të shkojë më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *