E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sadiku-gol, presidenti i Luganos bën batutë

Ilustrim · Vizion Plus

Armando Sadiku duket se nuk di më të ndalet në Zvicër, ku ka shënuar për herë të dytë radhazi me Luganon. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonisti kryesor në barazimin 1-1, që skuadra e drejtuar nga Tramezani mori në transfertë ndaj Vaduzit. Elbasanasi shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, në një ndeshje ku ai përballej me të kaluarën, pasi vetëm një vit më parë shënonte te Vaduzi, të cilin e ndihmoi që të mbijetonte në Superligën zvicerane.
Ishin vendasit që kaluan fillimisht në avantazh gjatë pjesës së parë. Megjithatë, gjërat ndryshuan në të dytën, kur goleadori i Kombëtares kuqezi arriti të barazojë shifrat. Sadiku diti të shfrytëzojë mjaft mirë një asist të Mizrakit në minutën e 65’, duke e dërguar topin në rrjetë me kokë. Pas këtij goli, rezultatii i ndeshjes nuk ndryshoi më, duke bërë që Lugano të marrë një pikë me vlera ndaj një rivali direkt në luftën për mbijetesë. Ndërsa për Sadikun ishte realizimi i dytë radhazi, pas atij të shënuar javën e kaluar, në fitoren përballë Grasshopersit.
Kaq ka mjaftuar që sulmuesi i Shqipërisë të meritojë edhe zgjedhjen në 11-shen më të mirë të javës, në përfundim të javës së 21-të të kampionatit në Zvicër. Ndërkohë, rëndësinë që po marrin golat e elbasanasit për Luganon duket se e ka kuptuar edhe presidenti Renzeti, i cili nuk ka kursyer një batutë: “Me një gol në ditë nga Sadiku, mbahet larg edhe… mjeku!”.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh