Ajaks dhe Dinamo Kiev, janë dy ekipet me më shumë emër që u eliminuan në turin e trete kualifikues të Uefa Champions League, pa pasur mundësi të provojnë shansin e tyre edhe ne play off.

 

Ndeshjet e kthimit  dhuruan jo pak befasi në turneun më të madh të futbollit të klubeve, ku vëmendja mbi të gjitha ishte përqendruar në Amsterdam, ku klubi legjendar holandez luante përballe francezeve të Nices me avantazhin e barazimit 1 me 1 të takimit të parë në transferte dhe mbi të gjitha me miqtë që luanin pa yllin e tyre Baloteli. Por këto faktorë nuk i mjaftuan Ajaksit që nuk shkoi më shumë se barazimi shtëpiak 2 me 2, me një gol madje te pësuar në fund nga Marcel.

 

Befasuan zviceranet e Young Bous të cilët përmbysën humbjen 3 me 1 të takimit të parë në transferte me Dinamo Kiev, duke mundur ukrainasit në fushën e tyre 2 me 0.  Kualifikimi u siguria mes drithërimash, pasi goli i dytë u shënua në minutën e 90 nga Lotomba. Kualifikim i bukur jashtë fushë për Celtic. Skocezet fituan 1 me 0 në Norvegji ndaj Rosenbuirg falë një goli të Forrest, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 0 me 0.

 

Në play off ka shkuar edhe Kopenhagen pasi danezet mundën 4 me 1 maqedonasit, e Vardarit ndërsa Apoel Nikosia 4 me 0 pas kohës shtesë Vitorul Konstancën pasi 90 minutat u mbyllen 1 me 0 për qipriotët, aq sa kishin fituar edhe rumunet ndeshjen e parë. Cska e Moskës u kualifikua pasi mundi greket e Aek 1 m e 0, ndërsa kaluan më tej edhe Rijeka që eliminoi Salzburgun si dhe Sllavia e Pragës që eliminoi Bate Borisov.

 

Fate te ndryshme për shqiptaret që ishin pjesë e klubeve te ndryshme europiane në këtë fazë. Leagi e Varshaves ku luajti 60 minuta titullar Armando Sadiku, doli jashtë megjithe fitoren 1 me 0 ndaj Astanes, pasi kazakistanasit kishin fituar takimin e parë 3 me 1. Sokol Cikalleshi ishte në tribune në fitoren 2 me 0 të skuadrës së tij Istambul Bashakshehir kundër belgeve te Brugge, fitore që i kualifikoi për në play off, ndërsa trajneri Besnik Hasi vijon rrugëtimin me Olimpiakos megjithë barazimin 2 me 2 ne Greqi, kundër Partizanit të Beogradit, skuadër që e kishin mundur 3 me 1 në Serbi.

 

Ekipet e kualifikuara i bashkohen në Play disa skuadrave të tjera të mëdha si Napoli, Hofenhajm, Liovepool, Sporting Lisbone, Sevilja etj. Në play off takimet që do të luhen me 15  e 16 gusht dhe të kthimit me 22 e 23, e që do transmetohen ekskluzivisht në Vizion Plus dhe Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *