Subscribe

Ekzaktësisht 3 vite pas ndarjes nga jeta e Paolo Rosit, familja e ish-kampionit të madh Italian, fitues i botërorit të 1982 dhe i topit të artë, vendosi që këtë herë ta kujtojë legjendën në Tiranë përmes një aktiviteti  zhvilluar  në sallën COD në kryeministri, ku ishin ekspozuar topi i artë i fituar nga Rossi në 1982, vit në të cilin u shpall kampion bote me axurret. I ftuar nderi në këtë event ishte edhe legjenda e trajningut botëror Arrigo Saki, i cili nuk mund ti shpëtonte interesit të pyetjeve që lidhen me Euro 2024 dhe përplasjen e parë në grupin B mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Nëse mendojnë se me Shqipërinë do të jetë ndeshje e lehtë, do ta paguajë shtrenjtë. Mos harrojmë faktin që si kombëtarja jemi më vonesë, pasi kemi ndërruar trajner në mes të eliminatoreve. Spaleti është një strateg, por për fat të keq strategët i kemi me pakicë në kampionatin italian dhe në 7 muaj askush që është tek kombëtarja nuk mund të bëjë mrekullia. Jam i sigurt që me Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë“, tha Arrigio Sacci, ish trajneri i Milanit dhe Italisë.

Saki ka edhe një këshillë për përfaqësuesen tonë sesi mund t’ia dalë  në një grup të hekurt me skuadrat  ndër më të fortat të Evropës.

Të mos keni frikë. Të luani si një skuadër dhe të mos bazoheni tek individët  sekreti në futboll është një dhe i vetëm: një herë një bëjnë 1 ndërsa 1 herë 11 bëjnë 11: që do të thotë  se të gjithë në skuadër duhet të jenë në funksion të skuadrës. Vetëm kështu mund t’ia dilni“, deklaroi Sacci.

Kryeministri Rama e konsideroi kombëtaren italiane të fillimviteve 80- me të cilën Paolo Rosi u shpall kampion bote , si një pikë referimi i një bote të ndaluar për ne si shqiptare në vitet me të errëta;

Kjo ekspozitë përfaqëson edhe historinë e një njeriu të cilin unë kam patur fatin ta takoj kur ai erdhi në Shqipëri me kombëtaren e legjendave dhe kujtoj me atë rast që në atë grup, në ato momente në të cilin unë pata privilegjin të qëndroja me ta sepse në atë periudhë nëse s’gaboj, isha kryetar i Bashkisë së Tiranës, Paolo Rossi ishte ai që bënte batutat dhe bënte që të qeshnim të gjithë. Pra një njeri nga ata njerëz që mister Saçhi përpiqet gjithmonë t’i ketë apo t’i shohë pra kur ka një skuadër, kur përgatit një skuadër“, tha kryeministri Edi Rama.

Bashkëshortja e Paolo Rosit, e pranishme në këtë event, lajmëroi çeljen më 26 janar 2024 në kryeqytet të një ekspozite të veçantë ku do të prezantohen foto dhe koleksioni i rrallë i objekteve personale të sulmuesit të famshëm italian./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *