E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Politikë

Sabri Fejzullahu vlerëson Veliajn: Kryetar i çmuar, atë që thua e bën realitet

“Bravo për punën që bën, çdo gjë thua, të nesërmen e bën realitet me punën. Bravo, të lumtë!”, më këto fjalë iu drejtua këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë eventit për çeljen e sezonit turistik në Tiranë që u organizua në Sheshin “Italia”.

 

“Faleminderit nga zemra kryetar i çmuar dhe shumë i respektuar tek ne në Kosovë, për punën, menaxhimin dhe angazhimin tënd 24 orë, që bën për t’u sjellë fëmijëve që jetojnë në Tiranë, më shumë ajër. Bravo për punën që bën, çdo gjë thua, të nesërmen e bën realitet me punën. Bravo, të lumtë!”, pohoi këngëtari.

 

Sabri Fejzullahu gjithashtu u vlerësua me medalje mirënjohjeje nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë