Matilda është një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, teksa tashmë prej rreth 40 vitesh është larg syve të publikut.

Aktorja shumë e dashur shqiptare festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 61-të. Matilda ka lindur në Tiranë, më 19 prill 1963. Ajo përfundoi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar.

Aktorja ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin aktual të Shqipërisë, z. Edi Rama në fund të viteve ’80.

Rruga e Matilda Makoçit në aktrim ishte e shkurtër, por me gjurmë të thella në kinema dhe në teatër. Për aq role sa luajti, aktorja e re e viteve ‘80-‘90 krijoi menjëherë një profil të veçantë në ekranin e filmit shqiptar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *