Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 March 2026
Vizion fokus

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme!...

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin në sulmet...

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do të zgjasë...

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Irani parlajmëron sërish Evropën: Nëse përfshiheni, do të jeni...

Dronët iranianë godasin edhe Irakun

Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë se 200...

Meloni bisedë telefonike me Macron, Starmer dhe Merz! Thirrje...

Sanchez: Lufta në Iran është një gabim i madh

Projekti “EU4LEA”, Gonzato në krah të Braho: Për të...

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë për metabolizëm të shëndetshëm? Rekomandimet sipas moshës

23 Shkurt 18:18

Uji është elementi më i rëndësishëm për jetën dhe për funksionimin normal të organizmit. Ai përbën rreth 60% të peshës trupore tek të rriturit dhe është thelbësor për rregullimin e temperaturës së trupit, transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit, eliminimin e mbetjeve, si dhe për proceset metabolike. Ndryshe nga ushqimi, pa të cilin mund të mbijetojmë për javë të tëra, mungesa e ujit për më shumë se tre ditë mund të jetë fatale.

Shpesh rekomandohet konsumimi i rreth 2.5 litrave ujë në ditë, por ekspertët theksojnë se kjo është vetëm një mesatare. Nevojat reale ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, peshës, aktivitetit fizik dhe kushteve klimatike.

Sa ujë duhet sipas moshës
Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), nevojat ditore për ujë janë si më poshtë:

0–6 muaj: 100–190 ml për kilogram peshë trupore
6–12 muaj: 800 ml – 1 litër në ditë
12–24 muaj: 1.1 – 1.2 litra
2–3 vjeç: rreth 1.3 litra
4–8 vjeç: 1.6 – 2.1 litra
9–13 vjeç: djemtë rreth 2.1 litra, vajzat rreth 1.9 litra
Mbi 14 vjeç (përfshirë të moshuarit): vajzat rreth 2 litra, djemtë rreth 2.5 litra

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji kanë nevoja më të larta: rreth 300 ml shtesë gjatë shtatzënisë dhe deri në 700 ml gjatë periudhës së gjidhënies. Pirja e rregullt e ujit mund të ndihmojë edhe në rritjen e metabolizmit dhe kontrollin e peshës. Studime shkencore kanë treguar se konsumimi i rreth gjysmë litri ujë në mëngjes mund të rrisë përkohësisht shpenzimin e energjisë deri në 30%, falë efektit termogjen trupit i duhet energji për ta ngrohur ujin në temperaturën e tij normale.

Gjithashtu, uji ndihmon në uljen e ndjenjës së urisë dhe rrit ndjesinë e ngopjes, duke mbështetur një dietë të shëndetshme.

Si të pini më shumë ujë
Shumë njerëz kanë vështirësi të konsumojnë sasinë e rekomanduar. Ekspertët sugjerojnë disa mënyra praktike:

Mbani gjithmonë me vete një shishe të vogël (rreth 500 ml)
Vendosni ujë në vende të dukshme në shtëpi apo në zyrë
Pini me gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës
Shtoni feta frutash ose gjethe mente për shije
Duhet pasur kujdes me ujin shumë të ftohtë, i cili mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale tek disa persona.

Çfarë ndodh kur pimë pak ujë?
Dehidratimi mund të ketë pasoja serioze për shëndetin:

Humbje 1% e ujit trupor: lodhje, ulje energjie, rregullim jo optimal i temperaturës
Humbje 5%: probleme përqendrimi, nervozizëm, dhimbje koke
Humbje mbi 8%: rrezik serioz për jetën

Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar hidratimin është ngjyra e urinës: e çelët tregon hidratim të mirë, ndërsa e errët sinjalizon nevojën për më shumë ujë.

Uji nuk është vetëm një pije për të shuar etjen, por një “ushqim” jetik për trupin. Sasia e duhur ndryshon nga personi në person, por hidratimi i rregullt mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për metabolizëm të shëndetshëm, energji dhe mirëqenie të përgjithshme.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
uje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Pse gratë e ndiejnë dhimbjen më gjatë se sa burrat?

më shumë...

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

më shumë...

Kisti në veshka, kur është i padëmshëm dhe kur duhet të shqetësoheni

më shumë...

Problemet me aciditetin e stomakut gjatë agjërimit, si ta mbani nën kontroll dhe pa pasur shqetësime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen...

10:25

Rusia përfshihet indirekt në luftë, ndihmon Iranin...

10:22

Pse gratë e ndiejnë dhimbjen më gjatë...

10:04

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose...

9:48

Kisti në veshka, kur është i padëmshëm...

9:16

Shtëpia e Bardhë: Lufta në Iran do...

9:09

Problemet me aciditetin e stomakut gjatë agjërimit,...

8:36

Kosova drejt zgjedhjeve? Spahiu: Vendimi i Osmanit,...

8:08

Gjermania tërheq forca shtesë të Bundeswehr-it nga...

8:07

Zgjedhja e Presidentit nga populli, Gjykata Kushtetuese...

7:16

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa...

7:08

Irani parlajmëron sërish Evropën: Nëse përfshiheni, do...

6:53

Dronët iranianë godasin edhe Irakun

6:40

Lufta në Lindjen e Mesme, më shumë...

6:26

Meloni bisedë telefonike me Macron, Starmer dhe...

6:19

Sanchez: Lufta në Iran është një gabim...

5:48

Projekti “EU4LEA”, Gonzato në krah të Braho:...

5:39

Trafikuan kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë, SPAK...

5:37

Infdonezia do të ndalojë platformat online dhe...

5:32

Muçi i “mbyll derën” rithmimit te Beshiktash:...

Më të klikuarat

  • Djali i biznesmenit ukrainas rrëmbehet dhe vritet brutalisht...
  • Aksident në aksin Shënkoll–Rrilë, dy të lënduar, njëri në gj...
  • “Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Ira...
  • Lufta në Iran, Trump: Nuk jam aspak i shqetësuar për rritjen...
  • Protestë në mbrojtje të ujit, banorët e gjashtë fshatrave në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.