Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar ditën e sotme në studion e “7pa5” në Vizion Plus, foli për pritshmëritë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet e 11 majit. Risia e këtyre zgjedhjeve është diaspora, pasi emigranët shqiptarë do të votojnë për herë të parë nga shteti ku jetojnë.
Zoti Mediu renditi disa nga arsyet pse diaspora duhet të votojë për ASHM.
Mediu: Kombi shqiptar gjithmonë ka qenë bashkë edhe pse janë shpërndarë nëpër botë. Në aspektin opozitar është shumë e rëndësishme për të mbajtur në komunikim të vazhdueshëm, jo vetëm me ata që janë regjistruar për të votuar. Shikoj njerëz të lirë, njerëz me dëshirë për të ndryshuar Shqipërinë, njerëz që dinë rolin e shtetit dhe rolin e tyre. Nuk janë nga ata që mund të gënjehen kollaj duke i thënë “do t’iu japim pasaportë”. Pasaportën e kanë, prandaj duan Evropën në Shqipëri. Pluralizmi është i nevojshëm. Është mirë që të ketë sa më shumë parti, por politikisht duhet të qëndrosh për të ndryshuar këtë realitet. Kjo kërkon një unifikim opozitar.
Raporti ndërmjet brezave në politkë ka rëndësinë e vet. Politika është marrëdhënie me njerëzit, ide, emocion edhe eksperiencë. Jeta në politikë është ndërtim raportesh me votuesit për të arritur për të bërë atë që është më e mira. Një pjesë e mirë e emigrantëve duhet të votojnë për AMSH sepse ka një program të qartë. Kthimi i parë është kthim ekonomik, jo fizik. Heqja e taksave për 5 vite krijon një raport më të madh fitimi, për të mos investuar atje ku janë por në Shqipëri. Politikat e opozitës janë të provuara shumë herë më qartë se ato të PS, të provuara në sukses.
Zbrazja e Shqipërisë është një nga problemet më të mëdha që kemi sot. Qeveria e shikon si një problem normal, por ne e shikojmë si një problem që kërkon zgjidhje. Shqiptarët nuk janë të paaftë poër të bërë analizë politike. Nga 2013-2021 u shkatërrua opozitarizmi shqiptar. Edi Rama ka pasur një politkë të qëllimshme për ta shkatërruar opozitarizmin në Shqipëri. Këtë e ka luajtur me të gjitha kartat dhe të gjitha mënyrat.
Zoti Mediu u ndal edhe te konsulenti i PD-së, Chris LaCivita, i cili udhëhoqi fushatën e presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar. Një nga pyetjet ende pa përgjigje është se sa e ka paguar opozita LaCivita. Mediu tha se çdo gjë është transparente në KQZ, por ky është nuk është fokusi i debatit për momentin.
Gjithashtu zoti Mediu tha se administrata amerikane ka filluar të adresojë çështje që kanë të bëjnë me sanskionismet e qëllimshme nga administrata e kaluar, duke iu referuar edhe shpalljes “non grata” të Berishës nga administrata Biden.
Mediu: Kemi diskutuar për situatën në Shqipëri. Është një vlerë e shtuar për opozitën qenia e tij në pikëpamjen e menaxhitit të situatës dhe mesazhet që ka përcjellë. “Unë jam qytetar amerikan” më tha, “kam këtë raport politk, mbështes opozitën, nuk vij në emër të administratës”, por ai është në komunikim të vazhdueshëm me administratën. “Unë nuk bëj asgjë që bie ndesh me interesat e presidentit Trump”, tha ai. Administrata e Trump ka filluar të adresojë çështje që kanë të bëjnë me sanksionismet e qëllimshme nga administrata e kaluar.
Sipas detyrimeve ligjre ti bën deklarimet e tua. Nëse ne fokusin e kthejmë te pagesa, do të kthehet në fokus të debatit politik. Transparenca është përcaktuar me ligj. Në KQZ paraqiten të gjitha shpenzimet e fushatës dhe ato kanë një limit se sa ti shkon. Edi Rama të flasë për transparencë? A e dini sa këshilltarë ka? Ka marrë këshilltarë nga Izraeli, njerëz që merren me rrjete sociale etj. Ne jemi transparent se me kë punojmë. Edi Rama ka bërë lobing të vazhdueshëm në SHBA, e ka bërë në mënyrë të drejtpërdrjtë dhe në mënyrë të tërthortë. Çdo gjë është konfrom ligjit. Sa shpenzon opozita është një çështje e opozitës jo e Edi Ramës. Nëse shpenzimet e opozitës tejkalojnë limitin, kjo mund të jetë një çështje për debat./vizionplus.tv