Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në vend. Bukuroshja durrsake, e cila ka “braktisur” prej kohësh mikrofonin dhe penelat për t’u zhytur në një tjetër dimension të artit, atë të fotografisë. Ajo ka bërë shumë njerëz të lumtur me projektet e bukura që realizon, por kësaj here ka vendosur t’u dhurojë një kujtim të çmuar dy njerëzve shumë të rëndësishëm për të: të bijës Hera dhe babait të saj.

Postimi i fundit i Rezartës i dedikohet pikërisht babait të saj, “komandantit” siç e njohin të gjithë në Durrës. Këngëtarja tregon se i ati e ka mësuar të shkruajë e të lexojë që në moshën 2-vjeçare, ndërsa tashmë po i mëson shahun mbesës së tij, Herës. “Sa shumë krenare jam për ty babi.” – janë fjalët e Rezartës krahas videos që na ngrohu zemrat./ Living

https://www.instagram.com/p/CHU6RP3joUi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *