E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sa shënojnë temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 dhjetor 2023

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash të larta transparente deri në orët e mesditës më pas mbizotron mot i kthjellët. Për shkak të masave ajrore të thata e të ftohta me origjinë veriore pritet prezencë të ngricave të forta në akset rrugore.

Reklamë

Në orët e mengjesit prani të mjegull/ mjegullinë në zonat luginore. Era do të jetë me drejtim i veri – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 10 -12m/s, ndërsa valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 10°C
në zonat e ulëta -4 deri 15°C
në zonat bregdetare 0 deri 13 °C

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë