Ish-koloneli Foto Duro, i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes” në Vizion Plus, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut, ngriti shqetësime për rreziqet që i kanosen vendit tonë.
Duro theksoi se, pavarësisht distancës gjeografike, Shqipëria ndodhet brenda limiteve të rrezes së disa raketave iraniane. Sipas tij, kërcënimi nuk duhet parë vetëm në aspektin e goditjeve me raketa, por edhe në forma të tjera hibride.
Megjithatë ai deklaroi se vendi ynë është i mbrojtur, teksa theksoi se Shqipëria duhet të forcojë shërbimet inteligjente dhe bashkëpunimin me aleatët.
Duro: Sa i përket Shqipërisë, pavarësisht nga distanca, disa thonë kapet, nuk kapet…jemi në limitet e rrezeve të raketave të Iranit. Irani mund të veprojë edhe me grupe diversioniste, edhe me grupe të tjera, jo vetëm me shpërthime, por deri në shëprndarjen e helmeve të ndryshme në sistemin e ujësjellësit, në shërbime jetike qytetare që ndihen. Supozojmë se morëm një mesazh të centralizuar nga Republika. Dini se si duhet ta mbroni veten? Askush nuk di se çduhet të bëjë në rastin e marrjes së një sinjali. Strategjia e sigurisë kombëtare është e mangët.
Abuzohet me këtë që ‘jemi vend i NATO-s’. Procesi i marrjes së vendimit në NATO është i zgjatur dhe burokratik. Kur NATO u themelua dhe ishte vendosur në Paris, pyetja që bëja atëherë ishte, se pjesa më e madhe e NATO-s është Amerika, ‘a është e gatshme Amerika të sakrifikojë Chicagon për Lyon-in (Francë)’. Nëse ne themi NATO dhe injorojmë masat e tjera i kemi ngritur një pikëpyetje të madhe sigurisë së vendit. Është një zhvillim shumë i rëndësishëm në aspektin e sigurisë pas goditjes që bëri Rusia ndaj Ukrainës, dhe pas disa goditjeve të Izraelit ndaj Hamsit, Hezbollahut dhe tani ndaj Iranit, që ka një shkallmim, një prishje të rendit botëror. Në kohën moderne, me fuqinë goditëse që ka shkenca dhe teknologjia ushtarake krijon pasoja të mëdha ushtarake, njerëzore, ekonomike, etj,. Izraeli është i limituar, sepse nuk i ka pafund raketat për të interceptuar raketat e Iranit. As Irani nuk godet në të gjithë Izraelin, godet objkektiva që kanë vlerë të lartë për të. Në luftën 12 ditore të qershorit të vitit të kalur thuhet që Izreli pasi godit Iranin ishte në njëfarë ankthi sepse arsenali i Izralit po mbaronte. Ndërhyri Amerika, Irani bëri një kundërveprim dhe më pas u fashit tensioni. Tani jemi në një skenar tjetër, nuk e dimë sa është i gatshëm Izreli të vazhdojë këtë situatë.
Teknikisht raketat mund të arrijnë, Shqipëria është në limitet e raketave. Siç e thashë dhe më herët, Irani nuk i ka pafund këto raketa. Shteti duhet të ketë shërbimin inteligjent të vetin dhe duhet të bashkëpunojë me shërbimet inteligjente aleate. Duhet të dimë çfarë të bëjmë.





