E gjithë vëmendja është përqendruar në Ukrainë, ku sulmi i ushtrisë ruse është në ditën e nëntë. Numri i viktimave rritet çdo ditë, si pasojë e bombardimeve, ndërsa ushtria ukrainase, e ndihmuar edhe nga vullnetarët vijon rezistencën.

 

Analisti Ermal Hasimja vlerëson se Perëndimi ndodhet në një situatë të vështirë, pasi nuk dëshiron të shkaktojë një luftë që mund të rrezikojë gjithë botën.

 

“Është një luftë që përballohet më tepër nga Rusia sesa nga Ukraina. Të përballosh një forcë ushtarake si Rusia është e vështirë. Sanksionet nuk është se e zgjasin apo e shkurtojnë luftën. Sanksionet duan kohë që të ndiehen. Disa sanksione mund të ndihen pas 1 apo 2 muajsh. Vështirë se mund të presim nga sanksionet që ta zgjidhin problemin menjëherë. Perëndimi është në një situatë shumë të vështirë. Nga njëra anë nuk duhet të ndërhyjë ushtarakisht sepse rrezikon gjithë bota, nga ana tjetër gjendet përpara një situate që është e ngjashme me 1939, me Gjermaninë naziste. Në çdo hap, aleatët nuk vepronin sepse nuk donin që të shkaktonin një luftë. Perëndimi është para të njëjtës dilemë: a ia vlen të rrezikohet gjithë bota, apo të pritet për një kufi tjetër.”

 

Por, sa rrezikohet rajoni nga kjo luftë?

 

“Nëse rusët do të marrin një fitore të pastër, do të arrijnë të gjitha qëllimet e tyre. Rusia ka vepruar në mnyërë jo të drejtpërdrejtë për të destabilizuar shumë vende të tjera. Një fitore e plotë do t’i hapte oreksin Rusisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *