Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin...

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit!

28 Prill 21:24

Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.

Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit. Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor. Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.

Roli i qepëve tek urthi

Prej  kohësh, qepët kanë qenë në listën e ushqimeve të ndaluara për njerëzit që vuajnë nga urthi. Qepa e pagatuar, ka tendencën të nxisë urthin tek njerëzit që nuk vuajnë prej tij dhe ta përkeqësojë atë tek ata që janë të prekur nga ky problem. Substancat e qepëve ndikojnë tek ezofagu dhe përshpejtojnë episodet e urthit.

Roli i specave tek urthi

Deri më tani, nuk ka asnjë studim shkencor që të fajësojë specat për simptomat e urthit.

Në fakt, udhërrëfyesit e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit në SHBA, këshillojnë pacientët e prekur nga urthi që të konsumojnë ushqime të pasura me antioksidantë, ku përfshihen edhe specat. Niveli i pehashit tek specat është nga 4.8 deri në 5.2, që do të thotë se ato janë alkalinë pra nuk shkaktojnë aciditet të tepërt në organizëm.

Por kur vjen puna tek urthi, disa speca që përmbajnë kapsaicinë mund të përkeqësojnë simptomat e tij. Specat për mbushje nuk përmbajnë kapsaicinë.

Sidoqoftë, njerëz të ndryshëm kanë toleranca po aq të ndryshme ushqimore. Nëse vëreni që specat ju shkaktojnë urth, atëherë mos i konsumoni ato.

Ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga urthi

Disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.

Selinoja – Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak. Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ. Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.

Tërshëra – Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut. Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.

Xhenxhefili – Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin. Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.

Shafrani – Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret. Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.

Salmoni – Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës. Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit. Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak. Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
qepe urthi

Nga e njëjta kategori

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e kockave dhe mbrojtjen nga osteoporoza

më shumë...

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por ky produkt bimor shpesh lihet pas dore!

më shumë...

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët? Studimi zbulon çfarë i tërheq

më shumë...

Pse hidhet monedhë në det me 14 gusht? Çfarë besohet pas këtij rituali

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

6:17

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te...

5:58

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese,...

5:58

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

5:43

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

5:35

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.