Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran...

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më...

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko...

Sa mirë mund të mbijetojë Evropa pa gazin rus?

21 Prill 15:38

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjasin afatin për të ulur me 15 për qind sasinë e gazit natyror që përdorin deri në pranverën e vitit 2024. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Valentina Vasileva synimi është të vazhdojnë të ulin varësinë e tyre nga gazi rus.

 

“Bota e Vjetër po përjeton një goditje të ftohtë; furnizimet me gaz nuk janë të mjaftueshme për të kaluar dimrin.”

 

Lena Botanina është një shtetase ruse që jeton me bashkëshortin e saj austriak, Dietrich John, në Bruksel. Ajo i tregon atij videoklipe nga televizioni shtetëror rus.

 

“Është qesharake, por përsëri, është pak e trishtueshme. Sepse njerëzit mashtrohen në mënyrë aktive!” , thotë Dietrich.

 

Kur u bë e qartë se lufta në Ukrainë do të vazhdonte edhe dimrin e kaluar, shumë ishin të shqetësuar se si banorët e Evropës Perëndimore do të ngroheshin për shkak të varësisë së rajonit nga gazi natyror rus.

 

Por sipas BE-së, ata e bënë këtë pjesërisht duke ulur përdorimin e gazit me gati 20 për qind dimrin e kaluar. Moti gjithashtu ndihmoi.

 

“Ishte një dimër vërtet i ngrohtë dhe i butë. Nuk patëm nevojë për shaje dhe kapele apo për batanije shtesë”, thotë Lena Botanina.

 

Energjia elektrike ishte më e shtrenjtë në të gjithë BE-në, por shumë banorë që nuk kishin mundësi të paguanin faturat e tyre të energjisë elektrike morën subvencione nga autoritetet.

 

Dhe sipas zyrës së kryebashkiakut të Brukselit, ka pasur reduktime në ndriçimin e rrugëve dhe ngrohjen në shkolla dhe zyra të tjera publike dhe qeveritare.

 

“Ne e mbajmë temperaturën 19 gradë Celsius në klasat e shkollave, por në zyra si kjo, mbahet 18 gradë. Në pishina, uji mbahet në 27 gradë”, thotë Benoit Hellings, anëtar i Këshillit Bashkiak për Klimën në Bruksel.

 

Sipas analistit të pavarur të energjisë Thierry Deschuyteneer, Evropa ia doli mirë pa sasinë e zakonshme të gazit rus. Qeveritë e BE-së gjetën furnizues të tjerë gazi. Dimrin e kaluar, BE-ja mori gaz nga Norvegjia, Algjeria dhe Azerbajxhani. Importet e gazit natyror të lëngshëm, LNG nga SHBA kanë qenë gjithashtu në rritje.

 

“Vitin e kaluar, ajo që ndodhi dhe ajo që e ndihmoi shumë Evropën ishte pakësimi i kërkesës për gaz të lëngshëm nga Kina. Kërkesat e Kinës do të plotësoheshin nga gazi amerikan. Ky gaz amerikan më pas u dërgua në Evropë. Pra, në një farë mënyre, Kina ndihmoi Evropën”.

 

Por zyrtarët e BE-së thonë se ulja e përdorimit të gazit është e vetmja mënyrë për t’u siguruar që vendet e BE-së të kenë ngrohje dimrin e ardhshëm.

 

“Ne propozuam një objektiv për këtë dimër, uljen e kërkesës me 15 për qind. Shtetet anëtare kanë shkuar përtej kësaj. Ata kanë arritur t’u ulin nevojat për gaz me 19 për qind”, thotë analisti i pavarur i energjisë, Thierry Deschuyteneer.

 

Ekspertët shpresojnë se prodhimi i gazit natyror të lëngshëm do të rritet në botë në vitet e ardhshme, duke stabilizuar çmimet e energjisë dhe importet në Evropë.

 

BE-ja po mbështet gjithashtu energjinë alternative, me një plan për të siguruar më shumë se 40 për qind të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Europa Gazi

Nga e njëjta kategori

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet sërish seanca

më shumë...

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran nëse shkelet kompromisi

më shumë...

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

më shumë...

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko në protestë. Noka përplaset me socialistin: Do shkosh në burg

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:25

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që...

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

12:58

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë...

12:57

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama...

12:27

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive...

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

12:06

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri...

12:03

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën...

11:59

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe...

11:51

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet...

11:29

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla:...

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

10:59

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të...

10:54

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit:...

10:31

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir...

10:02

Arrestime në Kadastrën e Dibrës, 14 masa...

9:49

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë...

9:49

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit...

Më të klikuarat

  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.