Rivaliteti mes Realit dhe Barcelonës është aq i madh saqë shpesh ndeshjet luhen jo vetëm brenda por edhe jashtë fushe. Pique në mënyrë të vecante ka qënë personazh që ka sulmuar e ngacmuar shumë Realin. Për herë të fundit e ka bërë një gjë të tillë në një emision në “Moviestar”.

 

I pyetur nga moderatori se sa herë kishte bërë seks në muajin e fundit, mbrojtësi njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares Shakira iu drejtua gazetarit po me pyetje: ” A përshihet në numër edhe Bernabeu”? Një ngacmim direkt  ndaj rivaleve të përjetshëm duke iu referuar dy fitoreve brenda pak ditëve ndaj Realit nga Barcelona në mars.

 

Më tej ai thumboi edhe një tjeter rival, Espanyolin kur u pyet sesa ishte pasuria e tij.

 

Mbrojtësi Pique u shpreh: “Kam më shumë sesa buuxheti 57 milion euro në vit i Espanyol”. Ndërsa Messin e konsideroi si një person shakaxhi e me shumë humor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *