Prej ditës së djeshme, moti është karakterizuar nga kthjellime, por duket se këto përmirësime nuk do zgjasin shumë. Temperatura maksimale kap vlerën 17 ditën e sotme, por në ditët në vazhdim do të ulen me 3- 4 gradë, duke arritur në vlerën minimale në 3 gradë.
Prej ditës së nesërme priten shira të rrëmbueshëm ndërsa gjatë ditës së sotme moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në Veri – Qendër gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa pasdite, më të dukshme në Qendër – Jug. Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C gjatë mëngjesit duke shënuar minimalisht -3°C apo -4°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante; pritet maksimumi 14 – 15°C në Jugperëndim.





