Subscribe

10 zyrtarë, mes tyre dhe kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha janë arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës dhe Krimeve Ekonomike, raporton Vizion Plus.

Në pranga gjithashtu ranë edhe 2 qytetarë të cilët  dyshohet se kanë ndihmuar zyrtarët  te marrin ryshfet për ndarje të subvencioneve. Kryeprokurori i Kosovës ,Aleksandër Lumezi, në një deklaratë për mediat tha se gjate arrestimit kanë sekuestruar një shumë të madhe parash.

 

ALEKSANDËR LUMEZI

KRYEPROKUROR I KOSOVES

 

“Gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. 12 janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Nga muaji janar kanë filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar që duhet të zbatohen dhe pas ndërmarrjes së masave kemi ardhur në përfundim se duhet të dërgohet edhe urdhri për bastisjen e disa lokaleve. Kemi sekuestruar një shumë të madhe parash, vetura kompjuter që do të na shërbejnë për të pasur edhe një aktakuzë”

 

Të arrestuarit akuzohen  për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit. Ndërsa operacioni u shtri në Prishtinë, Istog, Lipjan dhe në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *