Dalin detaje të tjera nga krimi makabër i të mërkurës në mesditë në Durrës ku Ruzhdi Tosuni qëlloi për vdekje me levë gruan e tij brenda në biznesin e familjes afër Pallatit të Sportit.

Vizion Plus mëson se pak orë para krimit Hajdie Tosuni kishte mesuar se bashkëshorti i saj ishte paraqitur në një zyre avokatie për të nisur  procedurat e divorcit por edhe ndarjen e pasurisë.

Kjo ka tensionuar situatën ditën e mërkurë e  cila agravoi deri në vrasjen e gruas nga burri Rruzhdi Tosuni 63 vjeç.

Në dëshminë e dytë të dhënë në polici burri vrasës ka deklaruar se reth 2 muaj më parë është paraqitur në një zyre  avokatie për të  proceduar me divorcin ndaj bashkëshortes se tij Hajdije Tosuni, pasi raporti mes  tyre ishte i tensionuar.

Vendimin e tij, gruaja sipas 63 vjecarit e kishte mësuar pak orë para ngjarjes çka kishte nxitur debat të fortë mes bashkëshortëve kryesisht edhe për ndarjen e pasurisë.

Në debat e siper, ka thene burri, gruaja më goditi me një mjet të forte.

 

 

“Pas kësaj une mbylla dyqanin. Mora një levë dhe në gjaknxehtësi e siper e qëllova disa herë duke e lënë të vdekur. Ku e pashe pa shenja jete,  dola jashtë, mbylla qepenin dhe njoftova policinë”.

 

Krimi i rëndë ndodhi  paraditen e se mërkurës në dyqanin e metrazheve në pronësi të ciftit në lagjen numër 12 Durrës.

59 vjecarja Hajdije Tosuni humbi jetën në vend pasi u godit për vdekje me levë hekuri nga bashkëshortii saj, prindër të tre fëmijeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *