Rusia njoftoi vendosjen e tarifave shtesë në disa produkte amerikane në përgjigjje të hapave të Shteteve të Bashkuara për të vënë tarifa në importet e çelikut dhe aluminit. Ministria ruse e Ekonomisë theksoi, se Moska do të vendosë tarifa shtesë në mallrat e SHBA-së.

 

Ministri rus për Zhvillim Ekonomik, Maxim Oreshkin, ka thënë se masat shtesë nga 25 deri në 40 përqind do të aplikohen në disa pajisje për punime rrugore, pajisje të gazit dhe naftës, instrumente të prodhimit të metalit, si dhe në fibra optikë.

 

Ndër të tjera ministria ka thënë se masat synojnë të kompensojnë dëmin në vlerë të 88 milionë dollarëve në produktet ruse, si pasojë e tarifave amerikane. Gjithashtu ministria nuk ka përjashtuar vënien e masave të reja.

 

Ndërkohë Rusia, Bashkimi Evropian, India dhe Kina kanë bërë kërkesë tek Organizata Botërore e Shëndetësisë për të sfiduar masat e vendosur nga SHBA-ja.

 

Nga ana tjetër Uashingtoni ka thënë se është detyruar t’i aplikojë këto tarifa për shkak të praktikave të padrejta tregtare dhe për çështje të sigurisë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *