Tensionet mes Rusisë dhe Britanisë janë në kulmin e tyre. Moska ka marrë vendimin për dëbimin e 23 diplomatëve britanikë. Lëvizja e fundit e Kremlinit vjen  pas përkeqësimit te raporteve mes dy vendeve per shkak te vrasjes së ish-agjentit dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe.

 

Ministria e Jashtme Ruse me anë të një njoftimi për media tha se 23 punonjësit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të deklarohen “persona non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen, ndërsa theksoi se do të mbyllë Këshillin Britanik në Rusi dhe do të kthejë vendimin për hapjen e një konsullate në Shën Petersburg.

 

Vendimi i Moskës si kundërpërgjigje ndaj Britanisë, e cila përjashtoi më parë 23 diplomatë rus. Qeveria britanike fajëson Rusinë për sulmin me agjent nervor Sergei Skripal 66 vjeç  dhe vajza e tij Yulia Skripal, 33 vjeç.

 

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson një ditë më parë akuzoi se ka qenë presidenti rus Vladimir Putin ai i cili dha urdhrin për helmimin e ish-spiunit me agjentin nervor “Novichok”, por Kremlini reagoi duke e cilësuar shokuese dhe të pafalshme një deklaratë të tillë të drejtpërdrejtë të Britanisë së Madhe.

 

Por, ajo që sinjalizoi më shumë një nga krizat më të mëdha në marrëdhëniet mes dy vendeve, ishte kryeministrja britanike Theresa May, e cila akuzoi Rusinë pak ditë më parë duke thënë se është “shumë e mundshme” që Kremlini të jetë pas sulmit ndaj Sergei Skripal, një agjent i dyfishtë rus dhe vajzës së tij Julia, në Salisbury të dielën e javës së kaluar. Akuzat e May u bazuan në provat e mbledhura nga shkencëtarët nën direktivën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të cilat Rusia ka kërkuar bashkëpunimin në hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *