E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Bota

Rusia: Ukrainasit po sulmojnë Belgorodin dhe rajonin e Moskës nga ajri

Aftësitë e zgjeruara të dronëve ukrainas i lejojnë forcat e armatosura ukrainase të operojnë shumë përtej kufirit ruso-ukrainas. Sipas mediave ndërkombëtare, dronët ukrainas kanë goditur rajonin e Belgorodit, të enjten, duke u përpjekur të arrijnë rajonet e Moskës dhe Leningradit në Rusinë veriperëndimore.

Edhe pse nuk është konfirmuar nga pala ukrainase,  raportohet se sulmi ukrainas në rajonin e Belgorodit plagosi një grua dhe dëmtoi një shtëpi.

Gjithashtu janë dëmtuar linjat e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror.

Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë kundërajrore kapën dhe shkatërruan një dron ukrainas mbi Moskë dhe një të dytë në hapësirën ajrore të Rajonit të Leningradit, siç vazhdon të quhet zona përreth qytetit të riemërtuar në Shën Petersburg./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë