Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të...

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i...

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar...

Rusia: Ukraina e sulmoi me raketa amerikane me rreze të gjatë

19 Nëntor 18:03

Rusia ka thënë se Ukraina e ka goditur me raketa amerikane me rreze të gjatë, një ditë pasi Uashingtoni i ka dhënë leje për kryerje të sulmeve të tilla.

Ukraina ka përdorur Sistemin e Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS) në sulmet në rajonin rus Brajansk këtë mëngjes, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar më herët se e ka sulmuar një qendër municioni në Brajansk, mirëpo nuk ka treguar nëse i ka përdorur raketat me rreze të gjatë.

E përditshmja amerikane, New York Times ka cituar zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të kenë thënë, në kushte anonimiteti, se ushtria ukrainase e ka përdorur sistemin raketor me rreze të gjatë ATACMS në sulmet në territorin rus.

Pesë raketa janë rrëzuar dhe njëra është dëmtuar, dhe pjesët e saj kanë shkaktuar zjarr në një objekt ushtarak në rajon, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse.

Kjo është hera e parë që raketat me rreze të gjatë janë përdorur në territorin e Rusisë, dhe sulmet janë kryer pak pasi Uashingtoni është raportuar t’i ketë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur sistemet ATACMS në Rusi.

Të hënën, Moska ka thënë se çdo sulm i tillë do të nxiste “një përgjigje adekuate”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se sulmet janë nisur rreth orës 03:25 sipas kohës lokale. Sipas saj, zjarri që është shkaktuar nga dëmtimi i njërës raketë është shuar shpejt dhe nuk ka viktima.

Më herët gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin i ka miratuar ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosur kushte të reja nën të cilat shteti mund të përdorë arsenalin e vet bërthamor. Sipas doktrinës së re, secili sulm prej një shteti jobërthamor, që përkrahet nga një fuqi bërthamore, do të konsiderohet sulm i përbashkët ndaj Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Ukraine Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme të Shqipërisë

më shumë...

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët e Patos-Marinzës marrin 4 milionë lekë për dynym

më shumë...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike në ngushticën Bab el-Mandeb

më shumë...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

2:40

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi...

2:23

Kur e kupton që një djalë të...

2:23

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre...

2:20

Tre shenjat e zodiakut që s’do ta...

2:06

GJKKO në mbrojtje të magjistratëve, padi kundër...

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

12:14

Afërdita hyn në Akrep më 10 shtator,...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.