Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 38 mjete ajrore pa pilot me telekomandë të lëshuara nga Ukraina në hapësirën ajrore të gadishullit të Krimesë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Më herët u raportua për shpërthime të njëpasnjëshme në zonën ku ndodhet porti i Feandosia dhe u njoftua se janë vendosur kufizime të përkohshme në lëvizjen e automjeteve, ndërsa është mbyllur edhe pjesa rrugore e urës që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale deri në një njoftim të dytë.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, i cili nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte raportet për shpërthimet. Nuk ka pasur asnjë koment deri në këtë fazë nga pala ukrainase./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *