Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se do të hapë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhia të premten, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

 

Agjencia citonte gjeneral-kolonelin Mikhail Mizintsev, drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes, të thoshte se Moska po vepronte sipas një kërkese që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i kishin bërë presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin duket se po izolohet në Rusi dhe mund të ketë pushuar ose vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij.

“Ai duket se është i izoluar dhe ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij,” tha Biden pa treguar dëshmi për këtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *